• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është formuar korridor i ri i gjelbër në Komunën e Butelit

Është formuar korridor i ri i gjelbër në Komunën e Butelit
Shkup, 11 prill 2022 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski dhe drejtorin e NP "Parqe dhe Gjelbërime", Angele Sotirovski, mbikëqyrën korridorin e gjelbër të sapoformuar në lagjen Butel 1. "Gjatë periudhës së kaluar është punuar intensivisht në rregullimin hortikulturor të kësaj hapësire e cila ishte lënë pas dore me vite të tëra, tani ka marr pamje të re dhe gjelbërim shtesë kjo pjesë të komunës, me kërkesë të qytetarëve. Në periudhën e ardhshme do të përfundohet korridori i gjelbër në lagjen Radishani dhe do ketë hapësira të reja të gjelbëruara në vendbanimet në të gjitha komunat e Shkupit”, tha Arsovska. Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, theksoi se Komunës së Butelit po i ndryshon pamja, me ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbëruara dhe parqeve, në vende ku me vite nuk është realizuar asgjë. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i dy parqeve të reja dhe përfundimi i parkut në lagjen Radishani, i cili është në fazën përfundimtare, tha Kostovski.
"Qyteti i Shkupit, së bashku me NP 'Parqe dhe Gjelbërime', vazhdon me aktivitetet për rregullimin e brezave të rinj të gjelbër në vendbanimet e Shkupit, të cilat janë duke u punuar në faza, me vendosjen e sistemit të ri të ujitjes, vegjetacionit të ri, fidanëve të rinj. dhe rregullim të plotë, ndërsa në periudhën e ardhshme do punohet me intensitet edhe më të madh”, tha drejtori i NP "Parqe dhe Gjelbërime", Sotirovski. fc/
     

QËNDRONI TË LIDHUR