• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është formuar Grupi interpartiak parlamentar për të drejta të familjeve me një prind dhe prindërve të vetëm

Është formuar Grupi interpartiak parlamentar për të drejta të familjeve me një prind dhe prindërve të vetëm

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave mbajti takim konsultativ, ku u bë themelimi dhe promovimi i Grupit inteerpartiak parlamentar (GIPP) për të drejtat e familjeve me një prind dhe prindërve të vetëm, informuan sot nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.

"Ky trup në Kuvend do të angazhohet për avancimin e statusit të familjeve me një prind, prindërve të vetëm, vajzave dhe grave nga grupet e margjinalizuara. Prioritete në punë so të jenë sigurimi i mekanizmave  efikas dhe efektiv institucional për mbrojtje nga diskriminimi, dhuna dhe fjalori urrejtës në bazë të konstruksionit familjar, përmirësimi i politikave dhe programeve arsimore politike, avancimi i të drejtave të këtij grupi të njerëzve dhe mundësimi i jetës dinjitoze", sqarohet në kumtesë.

Iniciatorë për formimin janë Shoqata e familjeve me një prind "Njëra mundet" nga Shkupi dhe Rrjeti për barazi gjinore, parandalim të dhunës, luftë kundër diskriminimit dhe angazhim për përmirësim të statusit të prindërve të vetëm "JunajtedFem", me mbështetje prej pesëdhjetë deputetëve - nënshkrues të kërkesës.

"Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Gordana Siljanovska - Davkova shprehi kënaqësi nga fformimi përfundimtar i këtin GIPP dhe për kryetare të të njejtit e propozpi deputeten Eli Panova, ndërsa nënkryetare - deputeten Maria Kostadinovska, që u pranua unanimisht nga të pranishmit. ab/

Foro: Shërbimi për shtyp i Kuvendit

QËNDRONI TË LIDHUR