• e hënë, 08 korrik 2024

Është duke u intervenuar në shuarjen e zjarrit jo larg vendbanimit Millkovo Bërdo në Dellçevë

Është duke u intervenuar në shuarjen e zjarrit jo larg vendbanimit Millkovo Bërdo në Dellçevë

Dellçevë, 1 prill 2024 (MIA) - Ekipet e Njësitit territorial kundër zjarreve nga Dellçeva me dy automjete po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit që sot pasdite shpërtheu jo larg vendbanimit Milkovë Bërdo.

Në zjarrin, siç informojnë zjarrfikësit nga terreni është djegur bar ku nga era ekziston rreziku të përhapet edhe në vikend- shtëpizat përreth.

Nga NjTKZ Dellçevë apelojnë që qytetarët dhe pronarët e pronave të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur.

Në kushte të erës, djegia e kashtës, barit të thatë etj., mund të jetë e dëmshme për mjedisin, për pronën e qytetarëve, prandaj apelojmë që të përmbahen nga ndezja e zjarrit në ambient të hapur, theksojnë nga NjTKZ Dellçevë.

Prej atje thonë se do të japin informata shtesë për dëmet eventuale nga zjarri i sotëm.

 

Ekipet e tyre gjatë ditës së djeshme me ndihmën e banorëve lokalë kanë shuar zjarrin në afërsi të vendit Vitkovec në drejtim të malit Gollak, zjarr i cili poashtu ka qenë pasojë e djegies së kashtës.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR