• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është djegur një automobil zyrtar në INP Burgu Idrizovë, nuk ka të lënduar

Është djegur një automobil zyrtar në INP Burgu Idrizovë, nuk ka të lënduar

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup sot në mëngjes, në orën 3:35, ishte denoncuar se në rajonin e Kisella Vodës ishte djegur një automjet i parkuar "folsfagen pasat" me targa të Shkupit, pronë e Institucionit Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë, i cili ishte parkuar nga Z.J..

Siç informon MPB, nga zjarri ishte kapluar edhe një pjesë e fasadës së ndërtesës dhe sende në ballkonet e kateve të poshtme të ndërtesës. 

Zjarri ishte shuar nga ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri Shkup, ndërsa nuk ka të lënduar. 

Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR