• e diel, 06 tetor 2024

Është aktiv zjarri në afërsi të Belakovcës

Është aktiv zjarri në afërsi të Belakovcës

 Kumanovë, 5 shtator 2023 (MIA) - Zjarri në rajonin e gjerë të Kumanovës është aktiv në atarin e fshatit Belakovcë dhe po ndizet për shkak të erës, bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Një pjesë e zjarrit nuk është shuar.

"Edhe krahas veprimit të helikopterit të policisë, i cili u tërhoq pasi nuk shihet më. Do të përpiqemi me zjarrfikës të depërtojmë dhe ta shuajmë, por nuk jam optimist", deklaroi  Angellov. 

Në Vaksincë të Likovës ka dy zjarre që kanë përfshirë një sipërfaqe më të madhe. 

 Zjarri i cili pasdite shpëtheu në Rugjincë është zhvendosur në Belakovcë. Është përfshirë një sipërfaqe e madhe me kashtë, bar i thatë, pyll, është djegur një objekt ndihmës dhe një shtëpi e braktisur. Përveç helikopterit të MPB-së, zjarrin e shuan edhe "Er traktori" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ekipe zjarrfikëse të disa komunave, Nagoriçan i Vjetër, Kumanovë, Kratovë dhe Rankovcë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

video. Fejsbuku i  Stojançe Angellov

 

QËNDRONI TË LIDHUR