• e mërkurë, 21 janar 2026

Ëmbëlsirë me proteina ne gotë

Ëmbëlsirë me proteina ne gotë

Ëmbëlsirë (ose mëngjes) i lehtë dhe i shijshëm me përbërës të shëndetshëm dhe teksturë të mrekullueshme!

Përbërësit (për dy persona):

Për kremin:

1 puding me proteina nga vanila

50 ml kos grek

Për granolën:

200 gr. tërshërë 

2 lugë fara liri

50 gr. bajame të grira

2 lugë mjaltë

1 lugë vaj kokosi

1 lugë kanellë (opsionale)

Për servim:

Fruta të freskëta sipas zgjedhjes suaj (boronica, pjeshkë, kajsi, etj.)

2 lugë nga granola e përgatitur

2 lugë reçel

Një degë menteje

Përgatitja:

Granola: Në një enë, përzieni tërshërën, farat e lirit, bajamet e grira dhe kanellën.

Shtoni mjaltin dhe vajin e kokosit, pastaj përdorni duart ose një pirun për të perzier përbërësit derisa të ftoni një përzierje me kokërrza.

Shpërndajeni përzierjen në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje.

Piqeni në 180°C për rreth 10 minuta, ose derisa të marrë ngjyrë të artë-kafeje, duke e përzier herë pas here.

Lëreni përzierjen e pjekur të ftohet.

Servimi:

Ndajeni gjysmën e pudingut me proteina në dy gota. Vendosni sipër dy lugë gjelle granola, pastaj hidhni sipër kos, pastaj shtoni sipër një lugë reçel. Vayhdoni me pjesën tjetër të pudingut dhe shtoni sipër fruta të freskëta. Dekorojeni me një degë mente.

Servojeni menjëherë.

Këshillë:

Granolën e mbetur ruajeni në një kavanoz qelqi me kapak. Do të shërbejë si një shtesë e shijshme dhe e shëndetshme për kosin, frutat ose ëmbëlsira të tjera.

Nëse dëshironi një version vegan, zëvendësoni pudingun me vegan dhe përdorni kos me bazë bimore.

QËNDRONI TË LIDHUR