• e shtunë, 23 nëntor 2024

Çupi: Kërcënimi grek është një histori e së shkuarës, Shqipëria ka përmbushur kriteret për në BE

Çupi: Kërcënimi grek është një histori e së shkuarës, Shqipëria ka përmbushur kriteret për në BE

Tiranë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Analisti i njohur shqiptar Frok Çupi, duke komentuar kërcënimet nga pala greke për Shqipërinë dhe procesin e integrimit evropian të saj me çështjen “Beleri”, e konsideroi atë një histori të së shkuarës.

Çupi për abcnews.al komentoi qëndrimin e Athinës ndaj Shqipërisë në BE për shkak të çështjes së Belerit.

"Qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri, dhe sidomos qëndrimi bllokues për në Bashkimin Europian, është para së gjithash jashtë kohe. Këto taktika janë përdorur nga shtetet, janë grindur, por ka ndryshuar koha. Trendi tashmë është ky që BE, Europa domosdoshmerit do të zgjerohet, do ketë në radhë të parë Shqipërinë që realisht ka zënë radhën për të qenë e para. Ka plotësuar tërë kriteret", vlerëson ai.

Ai shtoi se ajo që po bën Greqia "është përtej momentit aktual, është e pamundur dhe nuk duhet bërë".

"I dimë arsyet pse ndodh në Greqi. Ndodh me Greqinë sepse gabimisht qeveria greke është kompozuar me disa organizata ekstremiste, terroriste antishqiptare, antiturke dhe antieuropiane dhe kjo është arsyeja që ata e kanë marrë zvarrë qeverinë dhe e çojnë në këto shtigje shumë të errëta", beson Çupi.

Ai vlerësoi edhe qëndrimin e Gjermanisë, së cilës do t'i bashkohet sot Spanja, e cila bëri thirrje që të mos bllokohet rruga e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të çështjeve dypalëshe me Greqinë.

"Qendrimi i Gjermanisë dhe Spanjes përfaqëson Europën edhe në sensin simbolik. Gjermania është themeluese e BE, së bashku me Francën. Spanja është pjesa mesdhetare e BE, ku ka kapërcyer qindra probleme shumë më të rënda nacionaliste se sa vetë Greqia Pyetja është: Do lejohet Europa të mundet nga luftrat e Lindjes apo do pranohet Shqipëria në BE?- tha Çupi. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR