• e martë, 24 dhjetor 2024

Çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" u ndahet fituesve të këtij viti

Çmimi shtetëror

 Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u nda çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2024, laureatë të të cilit janë profesoresha universitare Maja Bojaxhievska, në fushën e edukimit dhe arsimit, dhe shkrimtari Millovan Stefanovski, piktori Mirosllav Masin dhe aktori Refet Abazi - në fushën e kulturës dhe artit.

 Vendimin për fituesit e këtij viti e ka marrë Këahilli nën kryesinë e shkrimtarit Tomisllav Osmanli i cili në fjalimin për rëndësinë e Shën Klimentit të Ohrit dhe veprimtarinë e tij arsimore, tha se është peshkop dhe edukator që bashkon vlerat fetare dhe laike që vazhdojnë edhe sot.

 

 

 Në emër të fituesve të çmimit falënderoi profesoresha nga UKIM, Maja Bojxhievska, e cila në fjalimin e saj theksoi vlerësimin e pabarabartë të kontributit të grave në këto fusha dhe kërkoi që ato të marrin vendin e merituar në shoqëri.

 

null

Çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit"është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe mbrojtjes së mjedisit njerëzor dhe në aktivitete shoqërore me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR