• e martë, 24 dhjetor 2024

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për 0,92 për qind

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për 0,92 për qind

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari do të rritet për 0,92 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovksi. 

Në bllokun e parë, siç thuhet, rritja është 0,68 për qind, në të dytin 0,9 për qind, në të tretin 1,93 për qind, në të katërtin 2,24 përqind, ndërsa në tarifën e lirë për 0,9 për qind. 

"Kjo do të thotë se një amvisëri mesatare në vend e cila ka llogari nga 2 300 denarë, rritja do të ketë shpenzime të mëdha prej 21 denarë", tha Bislimovski në konferencën për media. 

KRRE-ja për herë të parë mori vendim në të cilin është përdorur mekanizmi kontrollues në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike.

Sa i përket kërkesës së EVN houm, çmimi i amvisërisë, siç tha, duhet të rritet për 4,4 për qind. 

"Në pjesën më të madhe nuk kemi pasur dallime, ndërsa dallimi i vetëm që ekziston mes asaj që deri tani kemi miratuar dhe ajo që ka dorëzuar EVN është në aspektin e faktorit korrigjues dhe për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe çmime që do të kenë ndikim minimal në shpenzimet e përgjithshme të energjisë elektrike të qytetarëve, ne kemi vepruar në këtë mënyrë. Siç kemi premtuar, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është rritur për 0,93 për qind", tha Bislimovksi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR