Çmimi i vezëve në BE për një vit mesatarisht është rritur për 30 për qind
- Çmimet e vezëve në Bashkimin Evropian në janar të këtij viti në mesatare kanë qenë për 30 për qind më të larta në krahasim me janarin e vitit 2022, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Shkup, 14 mars 2023 (МИА) – Çmimet e vezëve në Bashkimin Evropian në janar të këtij viti në mesatare kanë qenë për 30 për qind më të larta në krahasim me janarin e vitit 2022, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Inflacion më të madh të çmimit të vezëve në mesin e vendeve të BE-së ka në Çeki +85 për qind, Hungari +80 për qind dhe Sllovaki prej +79 për qind. Nuk ka pasur, por megjithatë shtrenjtim të konsiderueshëm ka në Gjermani dhe Luksemburg nga 18 për qind dhe Austri +19 për qind.
Edhe pse sipas një metodologjie të ndryshme, tek ne sipas Eurostatit, çmimi i vezëve në janar të vitit 2023 është rritur për 26,7 për qind. Në vendet e rajonit vezët në janar të vitit 2023 më së shumti janë shtrenjtuar në Mal të Zi 60 për qind, 39 për qind në Shqipëri dhe 31,2 në Serbi.
Sipas Sistemit Informativ Tregtar të Bujqësisë të Ministrisë së Bujqësisë, rritje prej 29,1 për qind ka tek lloji më i kërkuar i vezëve të klasit A, me madhësi L prej 6,15 denarë, çmimi mesatar në vitin 2021, në 7,94 denarë çmimi mesatar në vitin 2022, ndërsa tek madhësia M ka rritje prej afro 45 për qind dhe në treg në vitin 2022 janë ofruar me çmim prej 7,42 për qind. Rritje drastike të çmimeve të vezëve ka tek madhësia S prej thuajse 93 për qind, tek të cilat çmimi mesatar prej 2,9 dnarë në vitin 2021, është rritur n 5,59 denarë në vitin 2022.
Rritje të konsidrueshme të çmimeve të ushqimit në vitin 2022 ka tek produktet bazë. Sipas të dhënave të Eurostatit çmimi mesatar i produkteve bujqësore në nivel të BE-së midis vitit 2021 dhe 2022 është 24 për qind. Rritje më të madhe ka tek drithrat +45 për qind, vezët +43 për qind dhe qumështi +31 për qind.