• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimi i bukës për momentin është stabil dhe nuk do të ndryshojë, thonë nga Oda e Agro-biznesit pranë LOE-së

Çmimi i bukës për momentin është stabil dhe nuk do të ndryshojë, thonë nga Oda e Agro-biznesit pranë LOE-së

Shkup, 23 prill 2024 (MIA)  - Është e pasigurt se çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt, e cila reflektohet drejtpërdrejt në çmimin e naftës. Nuk dihet se si do të jetë korrja në Rusi dhe Ukrainë dhe çfarë do të ndodhë me prodhimin e drithit. Por në këtë moment çmimi i bukës është stabil dhe do të mbetet i njëjtë, thotë Goran Gjorgjievski nga Oda e Agro-biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE).

Ai sot, duke iu përgjijgur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se biznesi edhe më tej qëndron pas konceptit liberal, se oferta dhe kërkesa duhet të përcaktojnë gjithmonë çmimin përfundimtar.

Sipas kryetarit të LOE-së, Trajan Angellovski, Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe kufizimi i çmimeve të disa produkteve ushqimore janë dy çështje të ndryshme. Konkretisht, sa i përket bukës, konsumi, siç përmendi Angelloski, është pothuajse në të njëjtin nivel si para kufizimit të çmimit, sepse një pjesë e madhe e njerëzve blejnë edhe lloje të tjera të bukës, çmimi i të cilave nuk është i kufizuar.

Sa i përket rritjes së çmimit të naftës, Angelloski është decid se aty ku nafta luan një rol më të rëndësishëm në çmimet, ajo do të reflektohet në treg. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR