• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çmimi i arit arriti maksimumin e ri historik prej 2.365 dollarë për një ons

Çmimi i arit arriti maksimumin e ri historik prej 2.365 dollarë për një ons

Londër, 9 prill 2024 (MIA) - Çmimi i arit në bursat botërore sot është rritur në nivelin e ri më të lartë historik prej 2.365,39 dollarë për një ons, që do të thotë se çmimi i tij nga fillimi i vitit është rritur për 14 për qind.

Ari tradicionalisht konsiderohet si ruajtje e sigurtë e kapitalit në kohëra të vështira dhe si mbrojtje nga inflacioni, shkruan "Gardian".

Analitikët njoftojnë se çmimet e arit janë arritur për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt, të cilat kanë nxitur që disa tregtarë të investojnë në shufra ari. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR