• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimet nga 1 gushti do të jenë referente për uljen e njoftuar të çmimeve të produkteve ushqimore

Çmimet nga 1 gushti do të jenë referente për uljen e njoftuar të çmimeve të produkteve ushqimore

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Çmimet nga 1 gushti do të merren si referent për uljen e paralajmëruar të më shumë se 50 produkteve ushqimore bazë në vend, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Siç theksoi Kovaçevski, rritja e çmimeve ka ndodhur më së shumti pas 1 gushtit, prandaj është marrë si pikë referimi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kenë parasysh elementet e tjera.

"Kemi analizuar çmimet dhe praktikisht rritja ndodh më së shumti pas 1 gushtit, prandaj e kemi marrë si pikë referimi. Por kjo nuk do të thotë se elementë të tjerë, përfshirë korrikun, nuk do të merren parasysh. Analiza është duke u bërë, mendoj se do të përfundojë në fundjavë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do të ndalojë çdo mundësi manipulimi me promovimin e çmimeve dhe që është mbajtur një takim ku zinxhirët e shitjes me pakicë kanë shprehur vullnetin e tyre për uljen e çmimit prej të paktën 10 për qind dhe që çmimi të mos jetë marrë si referencë sot, por çmimi që është në një periudhë prapa nesh", thekson Kovaçevski.

Vendimi për ngrirjen e çmimeve të 50 produkteve ushqimore bazë duhet të merret në mbledhjen e qeverisë të martën e javës së ardhshme. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR