Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt në nivel vjetor janë rritur për 6,0 për qind
- Shërbimet hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë shtrenjtuar për 5,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
- Post By Sara Ademi
- 13:11, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Shërbimet hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë shtrenjtuar për 5,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 6,0 për qind.
Në shkurt, në krahasim me janarin e këtij viti, sërish rritja arrin 0,4 për qind. sa/
foto: MIA