• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimet e produkteve të mishit një nga masat e ardhshme që do të analizohen, paralajmëroi Bekteshi

Çmimet e produkteve të mishit një nga masat e ardhshme që do të analizohen, paralajmëroi Bekteshi

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Çmimet e produkteve të mishit do të jenë një nga masat e ardhshme që do të analizohen, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai sot, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, i përshëndeti kompanitë nga industria e mishit të cilat që para marsit, siç tha, filluan t'i ulin çmimet.

"Dua t'i përshëndes disa nga kompanitë vendore të cilat që para marsit filluan t'i ulin çmimet. Ne edhe i vizituam. Çmimet e produkteve të mishit të cilat importohen do të jetë një nga masat e ardhshme që do të analizohen nga ana e Ministrisë së Ekonomisë", theksoi Bekteshi në konferencën për media në Qeveri.

Ministri në konferencën për media njoftoi se nesër do të ngrihen çmimet e orizit dhe vezëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR