Çmimet e naftës u rritën në 94 dollarë, OPEK+ zvogëlon prodhimin
- Post By Sara Ademi
- 18:35, 5 tetor, 2022
Në tregun londinez, çmimi i fuçisë pasdite ishte më i lartë për 1.77 dollarë se sa në mbylljen e djeshme dhe arriti në 93.57 dollarë. Në tregun amerikan, ai u tregtua për 1.49 dollarë me çmim më të lartë, në 88.01 dollarë.
Bordi i Përbashkët Ministror i Monitorimit ka rënë dakord që nga nëntori për të ulur prodhimin për dy milionë fuçi në ditë nga vlera e referencës, deklaruan tre burime në OPEK+.
Kjo do të thotë se ulja do të jetë akoma më modeste pasi grupi nuk arriti nivelin e synuar të prodhimit prej rreth 3.6 milionë fuçi në ditë në gusht.
Nuk është e qartë nëse numri përfshin shkurtime të mundshme vullnetare të prodhimit në disa anëtarë të grupit.
Sipas disa analistëve, OPEK+ në fakt po konfirmon vetëm zyrtarisht vëllimin e reduktuar të prodhimit në muajt e fundit. sa/