• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çmimet e naftës në rënie për shkak të armëpushimit potencial në Gazë

Çmimet e naftës në rënie për shkak të armëpushimit potencial në Gazë

Pekin, 22 mars 2024 (MIA) - Çmimet e naftës ranë në fillim të tregtimit aziatik sot për shkak të gjasave për armëpushim të përhershëm në Gazë. Kjo do të mund t'i lirojë rezervat globale të naftës.

Në të njëjtën kohë, dollari më i fuqishëm amerikan dhe çmimet më të dobëta të naftës e kanë ulur disponimin e kërkesës.

Nafta "brent" u lirua për 18 centë në 85,60 dollarë për një barel deri 0011 GMT. Fjuçersat e naftës së papërpunuar amerikane CLc1 ranë për 19 centë në 80,88 dollarë për një barel.

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dje tha se beson se në Katar do të mund të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë, gjë që do t'i rrisë gjasat për furnizim më të madhe globale me naftë.

Blinken u takua me ministrat arabë të punëve të jashtme dhe presidentin egjiptian, Abdel Fatah El-Sisi në Kajro derisa negociatorët në Katar u përqëndruan në armëpushim pothuaj gjashtëjavor.

Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do ta shqyrtojë rezolutën amerikane për armëpushim në Gazë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR