• e premte, 03 prill 2026

Çmimet e bukës dhe prodhimeve të brumrave mbeten të njejta, do të ndiqet gjendja me energjensat

Çmimet e bukës dhe prodhimeve të brumrave mbeten të njejta, do të ndiqet gjendja me energjensat

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Gjendja me çmimet e bukës dhe prodhimeve të brumrave është nën kontroll dhe ato nuk janë rritur në 99 për qind të vendit, ndërsa përfaqësuesit dhe anëtarët e Odave nga Industria e mullinjve dhe furrave kanë vendosur që çmimi i bukës dhe prodhimeve të brumrave të mos rriten, gjegjësisht të mbeten në nivelin e njejtë edhe në periudhën e ardhshëm, deri në prill, me ç'rast gjendjet vazhdimisht do ta ndiqen dhe analizohen.

Kjo u konkludua në takimin e sotëm pune në Ministrinë e Ekonomisë të Grupacionet e Industrisë së mullirit dhe furrave dhe anëtarëve të tyre - Odës Ekonomike, Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski.

"Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria janë zotuar se do ta monitorojnë së bashku situatën dhe, në rast të përkeqësimit të situatës me çmimet e naftës dhe karburanteve të naftës, së bashku me Industrinë e mullinjëve do të gjejnë zgjidhje të përbashkëta me qëllim relativizimin e rrezikut në këtë industri nga rritja e çmimeve. Gjithashtu, industria e furrave të mullinjëve u kërkon të gjithë mediave dhe aktorëve politikë në Maqedoni që të mos e përdorin këtë situatë komplekse me çmimet e bukës dhe prodhimeve të brumrave për të krijuar panik dhe pasiguri tek qytetarët, sepse kjo dëmton si qytetarët ashtu edhe kompanitë", thuhet në kumtesën e Odës Ekonomike dhe Lidhjes së Odave Ekonomike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR