• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Çin: Lufta në Ukrainë kontrollohet nga "faktor i jashtëm"

Çin: Lufta në Ukrainë kontrollohet nga

Pekin, 7 mars 2023 (MIA) - Duket sikur një faktor i jashtëm të menaxhojë me krizën në Ukrainë, duke favorizuar zvarritje dhe përshkallëzim të konfliktit, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Çin Gang.

"Një faktor i jashtëm e vendosi krizën në Ukrainë në shërbim të qëllimeve të caktuara gjeopolitike", deklaroi ai në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin, pa precizuar për kënd mendon.

Ai bëri thirrje për dialog "sa më shpejt që është e mundur".

"Konflikti, sanksionet dhe presioni nuk do ta zgjidhin problemin... Procesi i bisedimeve paqësore duhet të fillojë sa më shpejtë që është e mundur, sepse hallet e sigurisë të të gjitha palëve janë legjitime dhe duhet të respektohen", tha ai.

Qëndrimi i Kinës për luftën në Ukrainë ishte në qendër të vëmendjes javën e kaluar për shkak të thellimit të marrëdhënieve me Moskën dhe shqetësimin e vendeve perëndimore të cilat vlerësojnë se vendi i cili refuzoi ta quajë Rusinë agresor në këtë konflikt nuk mund të jetë ndërmjetësues i sinqertë në çfarëdo lloj bisedime potenciale paqësore.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar Rusia dërgoi ushtarët e saj në Ukrainë në, siç e quan, "operacionin special ushtarak". Konflikti rezultoi me qytete të shkatërruara, miliona persona të shpërngulur dhe ekonomi globale të dobësuar.

Shefi i diplomacisë kineze theksoi se Pekini nuk ka dërguar armë për asnjë palë të konfliktit ukrainas, duke iu përgjigjur komenteve të zyrtarëve amerikanë për "pasojat" të cilat Kina do t'i bart dhe siguroi "armë vdekjeprurëse" të Rusisë.

"Kina nuk është e përfshirë në konfliktin në Ukrainë dhe nuk siguroi armë për asnjë palë. Për këtë, që të flitet për faj, sanksione dhe kërcënime të Kinës është absolutisht e papranueshme", theksoi ai.

Në konferencën për media, Çin foli edhe për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës, duke shfaqur shpresë se të dyja vendet mund të gjejnë "gjuhë të përbashkët". fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR