• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Çdoherë dhe kudo të parët" - "Ujqit" e Armatës shënuan 30 vite ekzistim

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Batalioni i forcave speciale pranë Armatës është "çdoherë dhe kudo të parët" sot në kazermën "Ilinden" shënoi 30 vite të formimit. Batalioni e shënon 1 marsin, si datë në përkujtim të ditë kur në vitin 1994 është formuar njësia e parë speciale në Armatë, e njohur si "Ujqit", e cila njëherit është edhe njësia e parë profesionale.

Komandanti i parë i Batalionit, gjeneral nënkoloneli i penionuar, Mirollav Stojanovski, të cilit iu dorëzua plaketë për kontributin e tij në formimin e Batalionit, u bëri thirrje pjesëtarëve të kësaj njësie t'i ruajnë dhe kultivojnë vlerat e armatëss - lojalitetin, respektin, shërbimin e pamohueshsëm, nderin, integritetin dhe guximin.

Stojanovski përkujtoi se ideja për formim të kësaj njësie të Armatës rrjedh nga tetori i vitit 1993 kur në takim joformal të kreut të atëhershëm ushtarak, kryesisë së shërbimit uhtarak të igurissë për herë të parë biseduan seriozisht për propozimin e përgatitur paraprakisht që i referohej nevojës për t'u formuar njësia profesionale për dedikime speciale.

"Nuk ishte çdoherë lehtë, pa rezistencë dhe skepticizëm për shkak të përvojave të mëparshme të përfituara në shërbim në një sistem tjetër shoqëror-politik në Armatë në të cilin krahas shumë karakterisstikave të tjera masivitetin në kushte të qeta e siguroi përmes shërbimit të detyrueshëm të afatit ushtarak. Nuk pati shumë mirëkuptim për konceptin e profesionalitetit. Me fillimin e formimit të Aradhës së gjashtë praktikissht filloi procesi i profesionalizimit të Armatës së vendit. Patëm vizion dhe pritje të mëdha, por në atë moment nuk e dinim se ku dhe çfarë do të jetë epilogu. Ai ishte projekt me shumë të panjohura. Pas aq viteve doli se pritjet ishin reale, ndërsa rezultati i dukshëm - Njësi e cila paraqet krenari të Armatës dhe sshtetit tonë", tha Stojanovski.

Sipas shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, qëllimet dhe pritjet për formimin e këtij Batalioni janë realizuar tërësisht.

"Njësia u formua në periudhë jashtëzakonisht të rëndë, por edhe periudhë të komplikuar kohorekur në rajon kisshte luftëra dhe kur një pjesë e fqinjve tanë e kontestonin pavarësinë tonë dhe veçantinë e popullit dhe gjuhës maqedonase. Jemi këtu edhe sot, pas 30 viteve, si formacion i Armatës dhe fuqisë së Maqedonisë, anëtare simbolike e 30-të e NATO-s", tha Gjurçinovski.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj vlerësoi e në 30 vitet e shkuara Batalioni për forcat speciale është transformuar dhe adaptuar ndaj sfidave bahslëkohore dhe se është njësia e parë e armatës, e cila pas anëtarësimit në NATO, me sukses ka kryer procesin e vlerësimit të gatishmërisë luftarake dhe i ka përmbushur standardet e NATO-s.

"Çdoherë dhe kudo të parët është ajo që më së miri i përshjkruan pjesëtarët e Batalionit për qëllime speciale, Çdoherë pa pyetur 'përse', kudo pa bërë vërejtje 'përse atje'. Të parët, të gatshëm, të trajnuar, por edhe të vendossur ta fitoni çdo betejë. Por, unë do të shtoja edhe tre dekada paluhatshmëri, përkushtim, guxim, vendosmëri dhe sakrificë në mbrojtje të atdheut", tha Petrovska. ab/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR