• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çdo i burgosur i kushton shtetit mesatarisht 9,500 euro

Çdo i burgosur i kushton shtetit mesatarisht 9,500 euro
Shkup, 22 maj 2021 (MIA) - Sipas të dhënave nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve që i siguroi MIA, vlera e përgjithshme e ndarë për të gjitha institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe shtëpinë edukative-përmirësuese Tetovë në vend arrin 1.119.634.000 denarë ose 18,2 milionë euro. Gjysma e tyre janë të destinuara për policinë e burgut dhe nëpunësit e burgut 555.675.000 denarë, e rreth 18 për qind ose 199.500.000 denarë për të përmirësuar kushtet në burgje. Në vitin 2020, nëpër burgje në të gjithë vendin kishte gjithsej 1.901 të burgosur, ose ishin plotësuar 89 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të burgjeve, që sipas Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, është 2.113 persona - me atë që çdo person të ketë së paku 4 metra katrorë ose nëntë metra kub hapësirë. Sipas kësaj, shtetit brenda vitit çdo i burgosur i kushton mesatarisht 588 mijë denarë ose 9.500 euro.   MIA mëson se, derisa kapaciteti i përgjithshëm i të gjitha burgjeve në shtet në vitin 2020 nuk ishte shfrytëzuar plotësisht, mbipopullim ka në tri burgje, edhe atë në Burgun e Shtipit, ku janë vendosur 225 persona ose 161 për qind e kapacitetit të tij prej 139 personash, më pas Burgu i Tetovës, i cili ka kapacitet për 48 të burgosur, ndërsa janë vendosur 70 persona ose 145 për qind, dhe Burgu i Prilepit, me shfrytëzim prej 102 për qind të kapacitetit të tij prej gjithsej 108 të burgosurve, ndërsa janë strehuar 111 të burgosur. Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut shprehen për MIA-n se ndonëse në periudhën e kaluar janë vërejtur dia përparime në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, kryesisht në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale, megjithatë sistemi penitenciar ende përballet me probleme dhe sfida të mëdha. "Veçanërisht sa u përket kushteve materiale, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe risocializimit të personave të dënuar. Përveç kësaj, të dënuarit shpesh parashtrojnë ankesa në Komitetin e Helsinkit për përdorimin e tepruar të forcës nga zyrtarët në institucionet ndëshkuese-përmirësuese - pjesëtarë të policisë së burgut, për çka nevojitet forcim i efikasitetit dhe efektivitetit të mekanizmit të jashtëm për ndjekjen e të gjitha rasteve të torturës dhe sjelljes jonjerëzore", shprehen nga komiteti.   Kjo, mes tjerash, thuhet në raportin e Komitetit për parandalimin e torturës për vitin 2020, në të cilin përmendet se RMV-ja duhet të vendosë shërbim profesional të burgut dhe të përmirësojë kushtet në burgje për të cilin drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, për MIA-n shprehet se të njëjtin e kanë analizuar me kujdes.                           "Jo vetëm në pjesën e profesionalizimit të policisë së burgut, por, mbi të gjitha, vërejtjet kryesore janë në pjesën e kujdesit shëndetësor dhe kapacitetit të akomodimit, për atë qëllim, në fund të korrikut do të shpallet një tender në pjesën i rindërtimit të institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, ku do të ndërtojmë repart të plotë, të ri, të mbyllur dhe objektin më të vjetër ekzistues që është më i vjetri në Idrizovë do të shembet dhe do të ndërtojë repart të ri, të mbyllur në ndërtesën e parë, në ndërtesën e dytë kemi ndërtim të lavanderisë, kuzhinës dhe repartit të paraburgimit", shprehet Spasovski. Zvogëlohet Numri i të burgosurve, mbipopullim ka në burgjet në Shtip, Tetovë dhe Prilep. Popullsia e burgjeve në vend në vitet e fundit ka trend të rënies, në nivelin shtetëror, megjithatë, përsëritet problemi me mbipopullim në burgjet në Shtip dhe Tetovë. Numri i përgjithshëm i të burgosurve në vitin 2017 ishte 2.763, që është 130 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të burgjeve. Ky numër është në rënie të vazhdueshme dhe nga 92 për qind plotësim në vitin 2018 dhe 91 për qind në vitin 2019, zvogëlohet në 1.901 të burgosur, ose 89 për qind në vitin 2020.   Burgu në Shtip ka kapacitet për 139 të burgosur, por vazhdimisht përballet me mbipopullim. Megjithëse, numri i të burgosurve po zvogëlohet nga 309 ose 222 për qind e plotësimit në vitin 2017 të 225 të burgosurve ose 161 për qind e plotësimit në vitin 2020. Burgu i Tetovës gjithashtu po përballet me mbipopullim. Edhe pse me kapacitet për 48 të burgosurve, në të në vitin 2020 janë vendosur 70 të burgosur, që është plotësim prej 145 për qind. Kjo është rritje në krahasim me vitin 2019, kur ka plotësim prej 137 për qind dhe kishte 66 të burgosur. Shfrytëzimin më të ulët të kapacitetit në vitin 2020 kanë burgjet në Ohër - plotësim prej vetëm 14 për qind, Gjevgjeli - 57 për qind dhe Strugë dhe Kumanovë me nga 76 për qind. Spasovski shprehet se kjo ka të bëjë para së gjithash me tipizimin dhe rrjetin e burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. "Shtipi është burg i llojit të mbyllur, shtëpi ndëshkuese-përmirësuese, siç është shtëpia ndëshkuese-përmirësuese në Tetovë dhe shtëpia në Idrizovë. Shtipi është burg qendror që mbulon tërë Maqedoninë Lindore dhe mbipopullimi ka të bëjë me faktin se aktet e udhëzimit nga gjykatat themelore nga gjithë Maqedonia Lindore shkojnë kryesisht në NP Shtip”, shprehet Spasovski. Shton se për fat të keq, situata është e ngjashme edhe me Prilepin. "Ne po bisedojmë për kapacitetet e mbyllura, sepse kapacitetet e akomodimit në institucionet e tipit gjysmë të hapur, mirëpo edhe në institucionet e tipit të mbyllur, siç janë shtëpitë NP, kemi kapacitete të mjaftueshme të akomodimit, mirëpo bëhet fjalë për reparte gjysmë të hapura dhe të hapura, për fat të keq, repartet e mbyllura nuk janë të mbipopulluara, i tillë është rasti edhe me Idrizovën, bën të ditur ai. Nga Komiteti i Helsinkit shprehen se momentalisht nuk ka mbipopullim në institucionet e ndëshkuese përmirësuese, por janë në rrezik të mbipopullimit institucionet SHNP Idrizovë dhe SHNP Shtip. "Këtë e kemi vërejtur gjatë vizitave tona në institucionet ndëshkuese përmirësuese në periudhën nga gushti deri në tetor të vitit 2020. Zbatimi i masave alternative si zëvendësim i dënimit efektiv me burg do të çojë deri te zgjidhja afatgjate e këtij problemi, respektivisht ulje të mbipopullimit, por me vetë këtë edhe përmirësimin e kushteve në burgje", shprehen prej atje. Lidhur me pyetjen pse nuk bëhet shpërndarje e të burgosurve në burgjet që kanë më shumë kapacitet të lirë nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve, shprehen se duhet të plotësohen disa kushte nga aspekti i sigurisë. "Jemi në negociata për transferimin e burgut në Ohër në një institucion NP të llojit gjysmë të hapur, NP Prilep është riemërtuar nga institucion NP -së në Shtëpi të NP dhe mendojmë në temën që, një nga burgjet ekzistuese të llojit gjysmë të hapur, të kalojë në institucion të llojit të mbyllur, megjithatë, për këtë duhet të plotësohen disa kushte , mbi të gjitha këtu mendoj nga aspekti i sigurisë", shprehet Spasovski. Maqedonia e Veriut ka 105 të burgosur në 100 mijë banorë, Mali i Zi - 172, Kroacia - 84 Sipas të dhënave nga Worlds Prison Brief, të Institutit të Londrës për hulumtimin e krimit dhe politikës për drejtësi - ICPR, Maqedonia e Veriut në vitin 2020 kishte 2.175 të burgosur, duke përfshirë personat në paraburgim, ose 105 të burgosur në 100,000 banorë. Prej tyre, 3.3 për qind janë gra, 0.1 për qind janë të mitur, ndërsa 6.5 për qind janë shtetas të huaj. Në vendet e rajonit, më shumë të burgosur në 100,000 banorë kanë Mali i Zi - 172, Shqipëria - 164 dhe Serbia - 158. Më pas vijojnë, Bullgaria - 109, Greqia - 107, Maqedonia e Veriut - 105, Kosova - 103 dhe Kroacia me 84 të burgosur në 100 mijë banorë. Në Evropë, më shumë të burgosur në 100,000 banorë ka Bjellorusia - 345, Turqia - 335 dhe Rusia - 330, derisa më së paku të burgosur në 100,000 banorë kanë Gjermania - 69, Finlanda - 53, Norvegjia - 49 dhe Islanda - 33. Derisa misionet ndërkombëtare të monitorimit në vendin tonë konstatojnë se ka mbipopullim në burgjet, në botë zbatohen intensivisht masa alternative që relaksojnë dukshëm institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Në çfarë mase zbatohen në vendin tonë dhe cili është qëllimi i tyre do të lexoni në storien e MIA-s nesër. Aleksandar Atanasov Angella Rajçevska Fotografi: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR