• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çaçarova-Ilievska: Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve për Këshillin Gjyqësor janë zbatuar

Çaçarova-Ilievska: Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve për Këshillin Gjyqësor janë zbatuar

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se dy të tretat e 17 rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit të cilat u dërguan në adresë të Këshillit Gjyqësor janë zbatuar, informoi sot Tanja Çaçarova - Ilievska anëtare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Pra, përmes dy instrumenteve, të cilat i përdorim si Këshill Gjyqësor për zbatimin e rekomandimeve arritëm t'i realizojmë gati të gjitha rekomandimet, vetëm kemi ngecur aty, ku kishte pengesa ligjore të vazhdohet me punën", thotë Çaçarova-Ilievska.

E pyetur se cilat ishin pengesat ligjore për zbatimin e rekomandimeve tjera për Këshillin Gjyqësor, Çaçarova-Ilievska thotë se për këto rekomandime frenues ishin zgjedhjet, përkatësisht Kodi Zgjedhor, por edhe zbatimi i tyre është në vijim.

"Për moderimin e proceseve të vlerësimit, për përzgjedhje, është dashur t'i ndërpresim procedurat disiplinore, i kemi lënë në pritje për shkak të pengesave në nenin 8 A të Kodit Zgjedhor dhe kemi pritur deri në zgjedhjen e Qeverisë", deklaroi Çaçarova-Ilievska.

Ajo shtoi se këto procedura tani janë në vijim dhe në seancat e ardhshme të rregullta të Këshillit Gjyqësor do të vazhdojnë me punë, sepse siç thotë ka pasur faza të cilat duhej t'i përfundojnë pas procesit zgjedhor. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR