• e diel, 29 dhjetor 2024

 Vazhdon debati i amandamenteve për propozim-buxhetin për vitin 2024

 Vazhdon debati i amandamenteve për propozim-buxhetin për vitin 2024

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amandamenteve për Propozim-Buxhetin për vitin 2024.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 272 amandamente nga propozues të autorizuar, nga të cilat 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni.

Pas përfundimit të debatit të amandamenteve, propozim-buxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Sipas afateve të përcaktuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023 , ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR