Erdogan: Turqia deri në tetor nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Parlamenti turk të paktën deri në tetorë nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:43, 12 korrik, 2023
Vilnus, 12 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Parlamenti turk të paktën deri në tetor nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Duke folur para gazetarëve në Vilnus pas Samitit të NATO-s, Erdogani tha se deputetët janë në pushime dy muaj, pas së cilës “ka shumë projektligje (të tjera) për diskutim”.
Turqia befas këtë javë pas disa muajsh kundërshtimi ra dakord që Suedia t'i bashkohet aleancës ushtarake. qa/shk/