• e shtunë, 23 nëntor 2024

 Delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë në sesionin e rregullt të APKE-së për vitin 2024

 Delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë në sesionin e rregullt të APKE-së për vitin 2024

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Darko Kaevski, në përbërjen e të cilit janë edhe Arta Bilalli-Zendeli dhe Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë në pjesën e parë të Sesionit të rregullt të APKE-së për vitin 2024, që mbahet nga 22 deri më 26 janar 2024 në Strasburg të Francës.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në hapjen e Sesionit, Asambleja do të zgjedh kryetar. Gjatë Sesionit, parlamentarët, gjithashtu, do të zgjedhin komisioner për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës.

"Debatet mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme: sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit dhe përgjigjja e Izraelit, si dhe akuzat për torturë sistematike në vendet e mbajtjes në Evropë, do të jenë ndër pikat kryesore. Gjithashtu, është parashtruar kërkesë për debat me procedurë urgjente për situatën e fëmijëve nga Ukraina, me ndërhyrje online të zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska", informojnë nga Kuvendi.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Hristodulic dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, si dhe Kryeministri i Lihtenshtajnit, Daniell Rish, do t'u mbajnë fjalim parlamentarëve. Dominik Hasler, ministër i Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit, kryetar i Komitetit të Ministrave dhe Marija Pejçinoviq-Buriq, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, do të japin deklarata në Asamble dhe do t'u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR