• e shtunë, 23 nëntor 2024

"YFA Automotiv" do të prodhojë inflatorë për jastëk ajri në Bunarxhik

Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Inflatorë për jastëk ajri do të prodhohen në "YFA Automotiv" në ZZHTI Shkup 1, fabrikë e re që është investim amerikano-kinez i kompanive "Jangfeng" dhe "ARC", me vlerë 30 milionë euro. Investimi do të mundësojë mbi 100 vende të reja pune, ndërsa produktet do të eksportohen në tregun evropian. "Sot nuk është e lehtë të tërheqësh investime, sidomos pas pandemisë Kovid dhe sidomos gjatë luftës në Ukrainë dhe kushteve të vështira ekonomike, por qasja jonë ka vërtetuar të kundërtën, sepse po hapim objekte të reja prodhimi. Sipas menaxhmentit, investimi i ri do të jetë 30 milionë euro dhe do të hapë 100 vende të reja pune", deklaroi në ceremoni kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai theksoi rëndësinë e kushteve të mira të punës dhe krijimit të politikave të mira ekonomike, të cilat, sipas tij, japin rezultate, rritje, zhvillim dhe sukses në përballimin e krizave dhe ritheksoi se duhet të ketë energji elektrike, ushqim dhe energji për të gjithë. "Hapja e kapaciteteve të prodhimtarisë të këtilla janë frymë për vendin tonë dhe e bëjnë atë konkurrues në tregun botëror. Ky investim i përbashkët i këtyre dy kompanive me famë botërore e bën Maqedoninë e Veriut një vend në të cilin prodhohen dhe eksportohen pajisje të cilësisë së lartë, për markat me famë botërore nga industria e automobilistike", tha Kovaçevski. Ai shtoi se Qeveria mbetet e fokusuar fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e përkushtuar të krizës ekonomike. "Në më pak se një vit mandat, vetëm nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit, janë hapur 1.600 vende të reja pune në zonat ZZHTI. Me konceptin e ri të ZZHTI dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur kontrata prej 620 milionë euro", thekson Kovaçevski. Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, theksoi se me këtë projekt investues prej mbi 30 milionë eurosh, vendi ka treguar se di të jetë partner i denjë për kompanitë si "ARC" dhe "Jangfeng". "Ne kemi treguar se edhe një vend i vogël si Maqedonia e Veriut mund të sjellë lojtarë seriozë globalë jo me para, jo me forcë, jo me fushata të shtrenjta, por me një qasje të zgjuar duke dëgjuar dhe kuptuar nevojat e partnerëve. Me investimin e ri do të sigurojnë kushte të mira pune, dhe kushte shumë më të mira të shkëlqyera për të arritur një jetë të denjë për mbi 100 bashkëqytetarë tanë, tha Despotovski. Në këtë ceremoni marrin pjesë zëvendës shefi i misionit amerikan Erik Majer, ambasadori kinez Zhang Suo, si dhe njerëzit e parë të kompanive investuese. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR