• e enjte, 18 korrik 2024

"Telegraf": Sunak mendon edhe për dy vjet ngrirjen e buxhetit për ndihmë të huaj

Londër, 29 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak po shqyrton ngrirjen e buxhetit për ndihmën e huaj edhe për dy vjet, raportoi "Telegraf"-i londinez, duke cituar burime të mirëinformuara. Shpenzimet për ndihmën e huaj britanike janë 0.5 për qind e të ardhurave kombëtare. Qeveria kishte shkurtuar tashmë shpenzimet e ndihmës së huaj dy vjet më parë pasi vendi u përball me presion të madh mbi financat publike për shkak të pandemisë së koronavirusit. "Të gjitha vendimet për shpenzimet do të shqyrtohen nga kryeministri dhe kancelari në raportin e tij të vjeshtës", tha zëdhënësi i Ministrisë britanike të Financave. Sunak, i cili në atë kohë ishte ministër i financave, tha vitin e kaluar se shpenzimet e huaja duhet të kthehen në 0.7 për qind të shpenzimeve ekonomike deri në vitin 2024-2025. Megjithatë, sipas një raporti të  "Telegraf"-it, autoritetet tani po shqyrtojnë vazhdimin e ngrirjes së ndihmës së huaj për dy vjet të tjera, deri në periudhën  2026-2027. Në raport citohet se ka vend për shkurtime më të thella me një opsion për të lidhur shpenzimet e ndihmës së huaj me inflacionin për tre vjet në të ardhmen. Raporti vjen në kohën kur Qeveria harton zvogëlimet e shpenzimeve dhe anulon shkurtimet e taksave në një kohë kur rritja e kostove të hipotekave, ushqimit, karburantit dhe ngrohjes po shtrydh buxhetet e shumë amvisërive. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR