• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Shaomi" prezantoi disa risi nga epoka e inteligjencës artificiale

Barcelonë, 27 shkurt 2023 (MIA) - Në Kongresin Botëror për pajisje mobile (KBM) në Barcelonë, kompania "Shaomi" prezantoi disa risi teknologjike nga epoka e inteligjencës artificiale. Vëmendje më të madhe tërhoqën roboti "Sajber 1", "Sajberdog" dhe syzat "alternative - reale" pa tela.

Telefona celularë, kufje, skuterë, kuzhina inteligjente, televizorë dhe pajisje të tjera inteligjente u ekspozuan në stendën e "Shaomit" në KBM. Syzet AR përdorin procesorin e gjeneratës "Snepdragon XR2" që përdor gjithashtu "Meta Quest Pro", ndërsa kanë ekran që lidhet me një pajisje celulare nëpërmjet "NFC" për kontroll më të lehtë midis botës virtuale dhe asaj virtuale.

Për robotin "Sajben uan", dihet se ai është shpikja e parë e këtij lloji të bërë në Kinë. Kompania njoftoi më parë se roboti ka edhe "komponentl emocionale", d.m.th. mund të njohë emocionet njerëzore dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat. Makina peshon 52 kilogramë, është e gjatë 177 centimetra, lëviz me shpejtësi 3,6 kilometra në orë dhe do të kushtojë rreth 100.000 dollarë.

Përveç këtyre pajisjeve, "Shaomi" prezantoi edhe një prototip  të një telefoni të mençur në, si dhe "13-in" e ri i cili së shpejti do të dalë në shitje. fc/

Fotografia: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR