• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"Maratona e dashurisë", 500 trëndafila të kuq dhe homazh për Toshen në Krushevë

Krushevë, 16 tetor 2022 (MIA) – Me 500 trëndafila, krushovarët i pritën 13 sportistë-maratonistë që për të 15 herë vrapuan ultramaratonën nga Nova Gradishka e Kroacisë deri në Gumenje të Krushevës, ku prehet përjetësisht Toshe Proeski. Maratonistët u përkulën para varrit të Toshes me një buqetë me 26 trëndafila të kuq, në të njëjtën moshë që ishte Toshe Prtoeski kur vdiq në një aksident komunikacioni pranë Nova Gradishkës, Kroaci, më 16 tetor të vitit 2007. Ultramaratonisti Naum Kapriçevski thotë se maratonën e quajtur tashmë "Maratona e dashurisë" do ta vrapojnë për aq kohë sa të munden. Igor Bllazheski, i cili kujdeset për prehjen e përjetshme të Toshes, është dëshmitar i vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota. "Kanë kaluar 15 vjet dhe ende nuk mund ta besojmë që ai është larguar. Ka shumë vizitorë në varrin e tij. Vijnë nga Kroacia, nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, nga e gjithë Maqedonia, nga Australia, Gjermania, ka turistë nga e gjithë bota. Kur vijnë e ndjejnë shpirtin dhe veprën e Toshës", tha Bllazheski. Të rinjtë e gjimnazit të Krushevës kënduan këngët e Toshes, duke prekur zemrat e të gjithë atyre që erdhën për të nderuar muzikantin dhe humanistin e madh, Toshe Proeski. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR