• e diel, 24 nëntor 2024

"Makpetroli" e uli çmimin e gazit natyror dhe të metanit

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Çmimi i gazit natyror për mars do të ulet për 11 për qind për megavat orë, në krahasim me çmimin për shkurtin e këtij viti, ndërsa çmimi me pakicë i metanit do të ulet për 7,5 denarë për kilogram, informoi SHA "Makpetrol" Shkup.

Ulja e çmimit, siç thonë ata, është në përputhje me marrëveshjen ndërmjet SHA “Makpetrol” Shkup dhe “Gasprom Eksport”, si dhe lëvizjen e çmimit të gazit natyror në bursat botërore.

"Çmimi me pakicë i karburantit për automjete motorike, Metan (CNG), i cili shitet në pompat e Makpetrolit, është ulur për 7,5 denarë për kilogram (5,31 denarë për litër) në krahasim me çmimin e muajit të kaluar që ishte 82,5 denarë për kilogram, gjegjësisht çmimi i ri do të jetë 75 denarë për kilogram ose 53,1 denarë për litër", njofton “Makpetrol". fc/

Fotografia: Makpetrol

QËNDRONI TË LIDHUR