• e diel, 24 nëntor 2024

"Komsomolskaja pravda": Në Ukrainë janë vrarë 9.861 ushtarë rusë

Moskë, 21 mars 2022 (MIA) – Tablloidi i Moskës i lidhur me Kremlinin, "Komsomolskaja pravda" publikoi se gjatë invazionit mbi Ukrainën janë vrarë 9.861 ushtarë rusë, ndërsa janë plagosur 16.153. "Komsomolskaja pravda" iu referua Ministrisë ruse të Mbrojtjes, edhe pse Ministria nuk i ka publikuar këto të dhëna publikisht. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga Rusia, deri më 2 mars janë vrarë 498 ushtarë.

QËNDRONI TË LIDHUR