• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Global" pas pastrimit të mbetjeve nga zjarri

Strumicë, 15 janar 2021 (MIA) - Hi, erë e djegur, zi, ujë, pamje si në filmat apokaliptikë, mund të shihen edhe dy ditë pas pastrimit të mbetjeve nga zjarri në qendrën tregtare "Global" në Strumicë, i cili shpërtheu më 2 janar të këtij viti dhe bëri hi pjesën më të madhe të këtij objekti. Sot fotografia nga "Global" është më e "gjallë", sepse më shumë ekipe të NPVK "Komunalec" dhe kompani të tjera punojnë në brendinë e pastrimit të sipërfaqeve dhe heqjen e instalimit të djegur elektrik. Pronarët e shitoreve, të cilët nuk pësuan dëme të mëdha, i pastrojnë të zëzat nga tymi. Sipas Branko Gjorgiev nga ndërmarrja komunale e Strumicës, sot pastrohen shtyllat dhe nga ato hiqen mbetjet e zjarrit. "Edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë me pastrimin e të gjitha sipërfaqeve që të përgatiten për sanim dhe realizim të punëve ndërtimore. Punojmë sipas dinamikës së konfirmuar dhe falë angazhimit të punëtorëve tanë, por edhe të më shumë kompanive të cilat po ndihmojnë me punë dore dhe mekanizëm, shpresoj se në terminin e planifikuar do ta përfundojmë edhe këtë fazë të mënjanimit të dëmeve nga zjarri", tha Gjorgiev. Prej sot për komunikacion është hapur edhe rruga pas "Global", përmes së cilës nxirreshin mbetjet nga zjarri. Kalimtarët, të cilët shikonin në brendi, nuk iu besohej nga mbetjet dhe assesi nuk mund  ta lidhnin fotografinë kur për çdo ditë këtu bënin pazarin dhe blerjet. "Nuk mund të besoj se kaq është shkatërruar. E tmerrshme. Nuk më besohet. Shpresoj se shumë shpejtë përsëri do të vijmë këtu që të bëjmë pazar", tha një i moshuar i Strumicës. Nga "Global" u nxorën afro 370 tonë mbeturina të ndryshme, ndërsa në zjarrin, i cili shpërtheu natën e ditës së dytë të këtij viti, është djegur pjesë e madhe e Tregut të Qytetit, shumë shitore në përdhesë dhe katin e parë, një pjesë e katit të dytë dhe të tretë, ndërsa është shkatërruar edhe një pjesë e çatisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR