• e enjte, 18 korrik 2024

"Gaskad": Nesër vazhdon furnizimi me gaz rus përmes "Rrjedhës Veriore"

Berlin, 20 korrik 2022 (MIA) – Operatori gjerman i rrjetit të gazsjellësit "Gascade" (Gaskad) sot kumtoi se furnizimi me gaz për Gjermaninë do të vijojë nesër përmes "Rrjedhës Veriore". "Nisemi nga parimi që, sipas njoftimeve të deritanishme, transporti i gazit përmes Rrjedhës Veriore do të vazhdojë në nivelin para remontit, pra 40 për qind e kapacitetit", sipas njoftimit të "Gaskad". "Njoftimet" janë njoftime që eksportuesit dhe importuesit e gazit i transmetojnë operatorit të rrjetit përpara se të dorëzojnë ose marrin dërgesat e tyre. Evropa është në pritje të vendimit të Moskës për të rifilluar gazsjellësin, i cili po kalon rregullim 10 ditor të rregullt. "Rrjedha Veriore" dërgon furnizime me gaz kryesisht për Gjermanin, por edhe vendet e tjera anëtare të BE-së. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR