• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Dnevnik": Presidenca franceze propozon të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut që të përmbushen kërkesat bullgare

Sofje, 17 qershor 2022 (MIA) – Sipas gazetës së Sofjes "Dnevnik", presidenca franceze me Bashkimin Evropian, vendeve-anëtare të Unionit u ka ofruar formulë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, që duket se i përmbushë kushtet e Bullgarisë për dhënien e pëlqimit dhe heqjen e vetos. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, formula franceze parasheh procesi negociues me Maqedoninë e Veriut të fillojë madje pasi të shtohen ndryshime në preambulën e Kushtetutës së saj, lidhur me "qytetarët të cilët jetojnë në shtet të cilët janë pjesë e popujve të tjerë, duke i përfshirë edhe bullgarët". Si shkruan gazeta "Dnevnik" vetëm atëherë shpejtë do të konvokohet konferenca e parë ndërqeveritare, me çka në mënyrë efektive do të fillojë procesi negociues për anëtarësim". nk/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR