• e enjte, 26 dhjetor 2024

"A ngjasojmë me BE-në" – tryezë e rrumbullakët në Kërçovë

Kërçovë, 5 prill 2022 (MIA) – Koalicioni rural në bashkëpunim me Shoqatën kërçovare për barazi gjinore “Grua e emancipuar” sot në Kërçovë do të organizon tryezë të rrumbullakët me temë “A ngjasojmë me BE-në” në të cilën do të diskutohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend dhe rajon. “Punëtoritë e këtilla do të organizohen në 12 qytete në vend për të ngritur vetëdijen e publikut për barrierat ekzistuese për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, përmes filmave të dokumentuar dhe videot e animuar”, paralajmëroi drejtoresha e Koalicionit rural Lilana Janoski. Tryeza e rrumbullakët, siç theksoi, ka për qëllim të iniciojë çështje në lidhje me të drejtat e njeriut në RMV, si dhe zbulimin se çfarë duhet të bëjnë institucionet në nivel lokal për të punuar mbi parimet e BE-së. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR